Forcat izraelite kanë kryer sulme ndaj bazave ushtarake të Iranit në Siri për ta parandaluar atë që e ka quajtur sulm të planifikuar me dron nga Irani.
Ushtria e Izraelit rrallë pranon se ka kryer operacione në Siri, por të shtunën tha se përmes sulmeve ajrore e ka parandaluar një sulm që do të realizohej me dron vrasës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi lart operacionin e ushtrisë shkruan BBC përcjell Arbresh.info
Besohet se Izraeli ka kryer qindra sulme në Siri që nga fillimi i luftës civile në këtë shtet në vitin 2011 në përpjekje për t’ia pamundësuar Iranit shtrirjen e ndikimit në këtë vend.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se këto sulme i kishin cak forcat speciale iraniane, të njohur si “kudsët”, në Aqraba, qytet që shtrihet në juglindje të kryeqytetit të Sirisë, Damaskut.
Në anën tjetër, një burim i ushtrisë siriane tha se sistemi i mbrojtjes ajrore i ka hetuar raketat që vinin drejt afërsisë së Damaskut. “Sulmi ka marrë menjëherë kundërpërgjigje dhe shumica e raketave të armikut janë shkatërruar para se të arrinin në cak”, tha ky burim.
Zyrtarët e Hezbollahut thanë se një dron ka rënë mbi kulmin e një qendre mediale dhe më pas një dron tjetër ka shpërthyer në ajër dhe është rrëzuar në afërsi të kësaj qendre./Arbresh.info/
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...