Izraeli kishte planifikuar që të ndërmerrte hapat e parë të ofensivës tokësore në Rafah këtë javë, por i ka shtyrë planet ndërsa mendon për një përgjigje ndaj sulmit të Iranit, thonë dy burime izraelite për CNN.
Irani lëshoi 300 raketa dhe dronë drejt Izraelit gjatë natës të së dielës, duke shkaktuar një fazë të re tensioni, pasigurie dhe konfrontimi në Lindjen e Mesme. Sulmi ka bërë që Izraeli të vonojë planet e tij për ofensivën e paralajmëruar tokësore në Rafah, ku aktualisht janë strehuar më shumë se një milion njerëz.
Forcat Ajrore izraelite kishin planifikuar të lëshonin fletëpalosje në pjesë të qytetit të hënën, thanë burimet. Një zyrtar tha se Izraeli mbetet i vendosur për të kryer një ofensivë tokësore në qytetin jugor, megjithëse koha e evakuimit të civilëve dhe ofensivës së ardhshme tokësore mbeten të paqarta për momentin.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar rëndësinë e pushtimit të Rafahut me qëllim të shpërbërjes së batalioneve të mbetura të Hamasit, pavarësisht presionit të konsiderueshëm nga Shtetet e Bashkuara./abcnews.al
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...