Disa ministra izraelitë kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me marrëveshjen e armëve të nënshkruar nga SHBA-të dhe Arabia Saudite.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë gjatë vizitës së Presidentit amerikan, Donald Trump, në Riad, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një çështje që me të vërtetë duhet të na shqetësojë”, tha Ministri i Infrastrukturës së Izraelit.
“Marrëveshja qindra milionë dollarë e armëve është është diçka për të cilën duhet të japim një shpjegim, “tha ai, duke shtuar se Arabia Saudite” është një vend armiqësor dhe ne duhet të sigurojmë ruajtjen cilësore ushtarake të Izraelit “.
Ai vazhdoi duke thënë se Izraeli ende nuk ka marrëdhënie diplomatike me sauditët dhe ‘askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen’.
Në udhëtimin e tij të parë si President i SHBA-ve, Donald Trump, pas Arabisë Saudite pritet të vizitojë Izraelin./Arbresh.info
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...