Izraeli ka paralajmëruar shtetasit e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë, duke cituar kërcënimet iraniane për hakmarrje, për shkak të vrasjes së një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike javën e kaluar.
Teherani fajëson Izraelin për vrasjen e kolonelit, Hassan Sayad Khodai, i cili është qëlluar për vdekje në makinën e tij nga dy njerëz me motoçikleta, si dhe është zotuar për hakmarrje.
Dy gra duke qarë afër makinës së kolonelit të vrarë, Sayad Khodai në Teheran.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Izrael, ka thënë përmes një deklarate se Teherani mund të synojë që të lëndojë izraelitët në Turqi, andaj e ka shpallur këtë shtet “me rrezik të lartë”.
Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët dhe dy shtetet janë duke tentuar që të përmirësojnë marrëdhëniet pas më shumë se një dekade të tensionuar.
Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën.
Zyra e kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, e cila mbikëqyr agjencinë e inteligjencës Mossad, nuk ka komentuar vrasjen në Teheran, mirëpo ka thënë se Irani do të paguante “çmim të lartë” nëse sulmon izraelitët./rel/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha