Izraeli shpall gjendjen emergjente në qytetin e Lodit

08:45 | 12 Maj 2021
A. B.

Pas shpërthimit të protestave dhe dhunës, Izraeli e ka shpallur gjendjen emergjente në qytetin e Lodit.

Konflikti po vazhdon të intensifikohet mes forcave izraelite dhe militantëve palestinezë, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Shumë veturave u është vënë zjarri e 12 persona raportohet se janë plagosur pas përplasjes në qytetin e Lodit.

Militantët palestinezë kanë shkrepur qindra raketa thellë në Izrael, derisa Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore mbi Gaza.

Si rezultat i kësaj kanë humbur jetën të paktën 40 persona – që po konsiderohet si dhuna më e madhe e parë në vitet e fundit.

Kujtojmë se, militantët palestinezë kanë shkrepur qindra raketa mbi qytetin e Tel Avivit, pasi Izrael kreu sulme ajrore duke demoluar një bllok të ndërtesave në Rripin e Gazës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme