Izraeli shkon në zgjedhje të parakohshme – të katërtat në dy vjetët e fundit

23:50 | 22 Dhjetor 2020
L G

Izraeli do të mbajë zgjedhje të parakohshme në mars pasi parlamenti dështoi të martën për të përmbushur një afat për të miratuar buxhetin, duke shkaktuar një votim që paraqet sfida të reja për kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, fushata në zgjedhjet e katërta parlamentare të Izraelit në dy vjet pritet të zhvillohet me Netanjanun që përballet me zemërimin e publikut për trajtimin e pandemisë së coronavirusit dhe ndërsa ai është i përfshirë në një gjyq korrupsioni, i pari kundër një kryeministri izraelit.

Udhëheqësi me shërbimin më të gjatë të Izraelit gjithashtu do të duhet të luftojë me një rival të ri nga e djathta, Gideon Saar, një njeri që u largua nga partia Likud e Netanyahut.

Kryetari i Parlamentit deklaroi shpërbërjen e tij të martën vonë në një seancë të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme u shkaktuan automatikisht nga dështimi i tij për të miratuar buxhetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme