Forcat izraelite shkatërruan shtëpitë e rreth gjashtëdhjetë beduinëve në luginën e lumit Jordan në Bregun Perëndimor sot, sepse i konsiderojnë ata të paligjshëm.
Buldozerët rrafshuan çadrat e familjeve palestineze beduine në zonën e fshatit Kumsa al-Baqa pranë Tubas, e cila u shkatërrua në nëntor, njoftoi një reporter i shtypit francez, transmeton portali arbresh.info
Sipas OJQ-së izraelite, Becelem, rreth 61 persona, gjysma e tyre fëmijë, mbetën të pastrehë.
Brezi strategjik i vendit midis Detit të Galilesë dhe Detit të Vdekur, luginës së lumit Jordan, ndodhet në të ashtuquajturën zonë “C” në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli kontrollon plotësisht dhe synon ta aneksojë.
Për të ndërtuar atje duhet leja e autoriteteve izraelite, e cila herë pas here shkatërron shtëpitë e ndërtuara “ilegalisht”, sikurse prendojnë ata.
Bazuar në planin e paqes në Lindjen e Mesme të Presidentit të atëhershëm të SHBA, Donald Trump, prezantuar në janar të vitit 2020, është e mundësuar aneksimi izraelit i një pjese më të madhe të Luginës Jordan, e cila bën rreth 30 përqind të Bregut Perëndimor.
Ky territor u pushtua nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
Pas normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve arabe të Gjirit në Gusht të vitit të kaluar, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shtyu planin e aneksimit, por nuk hoqi dorë nga ai./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...