Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë

14:36 | 20 Nëntor 2024
K.B

Një sulm izraelit shënjestroi bazë ushtarake në qytetin Sarafand në Libanin jugor, duke vrarë tre ushtarë.

17 civilë u plagosën ndërsa ushtria libaneze bëri të ditur se ky ishte një sulm i qëllimshëm. Nga sulmi disa automjete ushtarake morën flakë shumë afër kufirit me Izraelin. Qeveria e Libanit tha të hënën se planifikon të paraqesë një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për “sulme të përsëritura” ndaj ushtrisë së tij të cilat përbëjnë shkelje të përsëritura të ligjit ndërkombëtar .

Ndërkaq i dërguari i SHBA–së për bisedimet e paqes midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah tha se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes dyshes është “në dorën tonë”. Aleatët e Hezbollahut në qeverinë libaneze raportuan se grupi militant iu përgjigj pozitivisht një propozimi që luftëtarët e tij dhe forcat tokësore izraelite të tërhiqen nga një zonë tampon i OKB-së në Libanin jugor, sipas Amos Hochstein, një përfaqësues nga administrata Biden.

Ndërkaq në anën tjetër të enklavës, forcat izraelite vranë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës duke përfshirë një punonjës ndihme.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se 5 milionë dollarë do të jepen si shpërblim për çdo peng të Hamasit në Gaza dhe atyre që ndihmojnë në çlirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi do t’u jepet një rrugëdalje nga territori palestinez i shkatërruar nga lufta. Netanyahu njoftoi shpërblimin gjatë një vizite të shkurtër në Gaza në Korridorin Netzarim, një zonë e ndërtuar nga ushtria izraelite për të ndarë Gazën veriore nga pjesa jugore./klannews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme