Google ADS

Izraeli sërish sulmon Gazën – vriten të paktën 17 palestinezë, përfshirë katër fëmijë

20:18 | 24 Tetor 2024
Q L

Në sulmin e fundit në shkollën në Nuseirat, të paktën 17 persona u vranë, duke përfshirë Hamadin shtatë vjeç, Mahmoud tetë vjeç, Moatassem nëntë vjeç, Malak pesë vjeç dhe një foshnjë 11 muajshe të quajtur Mamdou, së bashku me të paktën dy gra.

Shtatëmbëdhjetë palestinezë, duke përfshirë katër fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit në një shkollë që strehonte familje të zhvendosura në kampin e refugjatëve Nuseirat në Rripin qendror të Gazës.

Më shumë se një raketë u përdor në një zonë që ishte afër një tregu lokal.

Kjo nuk është hera e parë që forcat izraelite kanë vënë në shënjestër një shkollë që strehon mijëra familje të zhvendosura. Kampet dhe strehimoret e improvizuara u goditën gjithashtu vazhdimisht.

Disa nga personat e plagosur në këtë sulm janë në gjendje kritike. Bëhet e ditur se ka mungesë të mjeteve mjekësore dhe medikamenteve për trajtimin e tyre, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet.

Zyra qeveritare për media në Gaza njoftoi se sulmet e drejtpërdrejta ajrore izraelite në shkollën Shuhadaa al-Nuseirat në pjesën qendrore të enklavës e çuan numrin e qendrave të zhvendosjes së prekur në 196 që nga fillimi i luftës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme