Ushtria e Izraelit tha se ka rrëzuar një aeroplan të Sirisë që ka depërtuar në hapësirën e saj ajrore.
“Dy raketa Patriot kanë goditur avionin luftarak të Sirisë, Sukhoi, i cili ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit”, tha përmes një deklarate Forca e Mbrojtjes e Izraelit.
Sipas saj, avioni sirian ka hyrë dy kilometra në hapësirën ajrore të Izraelit.
Sipas disa njoftimeve të pakonfirmuara, piloti është vrarë.
Siria nuk ka dalë ende me ndonjë reagim.