Izraeli rikthen masën për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura

18:07 | 25 Qershor 2021
A. B.

Izraeli ka rivendosur një kërkesë për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura mes një rritje të rasteve të coronavirusit, vetëm disa ditë pasi e largoi këtë masë.

Sipas BBC shqetësimi është rritur pasi vendi regjistroi më shumë se 100 raste të reja ditore në ditë të njëpasnjëshme pasi regjistroi zero raste në fillim të këtij muaji.

Shumica e rasteve kanë qenë të lidhura me variantin Delta nga jashtë.

Izraeli ka qenë një nga vendet më të suksesshme në botë në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Vendi zbatoi programin më të shpejtë të vaksinimit, nga ku mbi gjysma e popullsisë prej 9.3 milionë banorë, është imunizuar pjesërisht ose plotësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme