Marrëveshja midis Turqisë dhe qeverisë së Unitetit Kombëtar në Tripoli sa i përket nënshkrimit të ZEE midis dy vendeve, e cila është kontestuar ashpër në gjithë institucionet ndërkombëtare nga Greqia dhe Egjipti, ka sjellë zhvillime të shpejta diplomatike dhe strategjike.
Duke parë se Turqia pretendon një korridor të tërë ne Mesdheun juglindor duke penguar kalimin prej atje të gazsjellësit EAST MED që duan të ndërtojnë Greqia, Izraeli, Qipro dhe Italia, katër shtetet përshpejtojnë një sërë aktesh diplomatike dhe proceduriale bashkëpunimi.
Ky përshpejtim synon sipas mediave qipriote, të cilat publikojnë lajmin e bujshëm, që në fillim të janarit në Athinë të nënshkruhet marrëveshja për fillimin e ndërtimit të këtij gazjellësi strategjik që do të ndryshojë balancat energjitike në gjithë Evropën. Kjo për faktin se East Med , projekti kolosal që do të kushtojë 7 miliardë dollarë krijon boshtin Izrael, Qipro, Greqi në Mesdheun lindor si kundërpeshë ndaj aleancës së Turqisë me Rusinë dhe Iranin.
Në këtë mënyrë, Evropa qendrore nuk do të jetë e ndërvarur kryesisht nga gazsjellësit që kalojnë nëpërmjet Turqisë apo Ukrainës. Nënshkrimin e gazsjellësit në fjalë që do jetë më i gjati dhe më i thelli nën det në botë, e përkrah edhe qeveria amerikane dhe e financon edhe BE-ja. Vepra energjitike do të fillojë të ndërtohet rreth 170 kilometra nga bregu jugor i Qipros dhe do të shtrihet në një gjatësi prej 2200 km për të arritur në Otranto të Italisë nëpërmjet Kretës dhe Greqisë kontinentale.
Ajo do të transportojë deri në 20 miliardë metra kub gaz në vit nga parcelat detare të Izraelit dhe Qipros, kur nevojat e gazit në Evropë pritet të rriten me 100 miliardë metra kub në vit deri në vitin 2030. Marrëveshja përbën ne vetvete edhe përcaktimin e ZEE nga katër shtetet. Mësohet se mbrëmjen e së shtunës kryeministri grek Mitsotakis ka pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun e tij Izraelit, Netanjahu mbi hollësitë e marrëveshjes në fjale nën hijen e zhvillimeve të fundit në Mesdheun lindor, ndërsa Athina deklaron se gazsjellësi do të fillojë të ndërtohet, çfarëdo reagimi të ketë nga ana e Ankarasë./tch/
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...