Google ADS

Izraeli publikon fotot e sulmit si provë: Nuk e shkaktuam ne shpërthimin në spital në Gaza

10:06 | 18 Tetor 2023
A Z

Mbi 500 persona humbën jetën nga sulmi në një spital në Gaza ndërkohë që si Izraeli dhe Hamas kanë akuzuara njëra-tjetrën.

Ushtria izraelite konfirmoi pas një kontrolli të sistemeve të mbikëqyrjes nuk ishin raketat izraelite por raketat e Xhihadit Islamik që goditën një spital në Gaza të martën mbrëma.

“Tani kemi informacione të mjaftueshme, na është dashur kohë, por duhet të themi të vërtetën, spitali nuk është goditur nga izraelitët”, tha gjatë konferencës për shtyp Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

 

“Në orët e ardhshme do të ofrojmë dëshmi për pretendimet tona. Në kohën e të shtënave nuk po udhëhiqnim kurrfarë operacioni ajror në afërsi të spitalit dhe raketat që goditën objektin nuk ishin tonat”, tha ndër tjera Hagari duke shtuar se ushtria do të publikojë “bisedat në gjuhën arabe që tregojnë se ishte Xhihadi Islamik”.

 

Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e dronit që tregojnë situatën para dhe pas, ku një raketa e Xhihadit Islamik goditi parkingun e spitalit në Gazë. Daoud Shehab, zëdhënës i Xhihadit Islamik, ka thënë për Reuters: “Është gënjeshtër dhe imagjinatë e dobët, është plotësisht e pasaktë. Po tentojnë të mbulojnë krimin dhe masakrën e tmerrshëm që kryen mbi civilët”./abcnews.al

Të ngjashme