Pas vendimit të Autoritetit Palestinez për të paguar më pak për energjinë elektrike të konsumuar nga Rripi i Gazës, Izraeli ka vendosur ta presë energjinë. Vendimi mund të ketë pasoja fatale për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin në enklavë.
Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka vendosur njëzëri të hënën për të prerë furnizimin me energji elektrike. Vendimi u mor pasi Autoriteti Palestinez (PA) kufizoi pagesat për furnizimin me energji.
“Ky është një vendim i Abbas (drejtuesi palestinez). Që izraelitët të paguajnë faturën e elektricitetit të Gazës është e pamundur”, tha për Reuters ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan.
Muajin e kaluar, Autoriteti Palestinez njoftoi Izraelin se do të mbulonte vetëm 70 për qind të kostos mujore të energjisë elektrike të furnizuar nga Korporata Elektroenergjetike e Izraelit në Rripin e Gazës.
Rripi i Gazës është kontrolluar nga lëvizja islamike Hamas që nga konflikti i vitit 2007 me partinë Fatah, të udhëhequr nga Mahmoud Abbas, i bazuar në Bregun Perëndimor. Të gjitha përpjekjet për të arritur pajtimin midis dy palëve kanë dështuar deri më tani.
Pagesa për energjinë elektrike zbritet nga Izraeli nga të ardhurat tatimore palestineze që mbledh në emër të ZM. Tel Avivi nuk bashkëpunon me Hamasin dhe e konsideron atë një grup terrorist.
Një zyrtar i Autoritetit Palestinez pranoi haptazi se ndërprerja e energjisë elektrike ka për qëllim rikthimin e Rripit të Gazës në kontroll.
“Ne rinisim thirrjen për lëvizjen e Hamasit dhe qeverinë de facto atje për të na dorëzuar të gjitha përgjegjësitë e institucioneve qeveritare në Gaza në mënyrë që qeveria të ofrojë shërbimet e saj më të mira për popullin tonë në Gaza”, citon Reuters zëdhënësin Tareq Rashmawi.
Vendimi mund të ketë pasoja fatale për gjendjen shëndetësore të Gazës, pasi që institucionet shëndetësore të enklavës tashmë mbështeten kryesisht në gjeneratorë të vegjël, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza Ashraf al-Qidra.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...