Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon ka deklaruar se vendimi i Donald Trump për tërheqje nga marrëveshja bërthamore me Iranin është “historike”.
Sipas tij ky vendim do të ofrojë “perspektivë për një epokë të re të sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme”, transmeton portali arbresh.info
Danon ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së menjëherë pas njoftimit të Trump.
“Një front i bashkuar kundër këtij regjimi që nxit terrorizmin dhe mbjell paqëndrueshmëri mund t’i jap fund agresionit iranian që kërcënon rajonin tonë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, ka deklaruar ai./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...