Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës përsërisin se e “dënojmë fuqishëm Holokaustin”.
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka paralajmëruar kundër përdorimit të Holokaustit nga ana e Izraelit për të mbuluar krimet e tij kundër popullit palestinez dhe okupimit të tokave arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme përmes një deklarate me shkrim u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në Forumin e 5-të Botëror të Holokaustit, i cili do të mbahet sot në Kuds, të jenë të kujdesshëm me “kontekstet politike që Izraeli po përpiqet të përdorë dhe t’i shfrytëzojë në këtë rast”.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe liderët e okupimit (izraelit) po përdorin forumin për të fshehur fytyrën e vërtetë të Izraelit pasi ai pushton tokën e një vendi tjetër, vendoset atje dhe kryen krimet më të neveritshme kundër popullit palestinez që arriti në nivelin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratë.
“Komuniteti ndërkombëtar, i cili më herët nuk ishte në gjendje të parandalonte që Holokausti të mos ndodhte, duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe vuajtjeve të popullit palestinez nën okupim”, thuhet më tej.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës përsërisin se e “dënojmë fuqishëm Holokaustin”.
Të paktën 40 liderë do të marrin pjesë në Forumin e 5-të Botëror të Holokaustit, i cili pritet që të mbahet sot në Kudsin Perëndimor.
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA