Disa palestinezë u prekën nga gazi lotsjellës dhe disa të tjerë u lënduan nga plumbat e gomës pasi ushtria izraelite shpërndau marshimet kundër vendbanimeve hebreje në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Marshet filluan pas faljes së namazit të xhumasë në qytezën lindore Kafr Malik në qendër të Ramallahut dhe në qytezën Kafr Qaddoum në rajonin verior Nablus.
Përleshjet e dhunshme filluan në Kafr Malik, pasi forcat izraelite bastisën qytezën pasi të rinjtë palestinezë gjuajtën me gurë drejt forcave izraelite.
Ekipet mjekësore në terren për AA thanë se kanë trajtuar tetë persona që ishin lënduar me plumba gome dhe disa të tjerë që ishin prekur nga gazi lotsjellës.
Në Kafr Qaddoum, ushtria sulmoi marshin javor kundër vendbanimeve hebreje duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke shkaktuar asfiksime në disa raste.
Çdo të premte, palestinezët organizojnë tubime kundër vendbanimeve hebreje në fshatrat dhe qytezat e Bregut Perëndimor.
Sipas përllogaritjeve izraelite dhe palestineze, ka rreth 650 mijë kolonë që jetojnë në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli dhe në Kuds, të shpërndarë në 164 vendbanime dhe 116 blloqe.
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër