Izraeli ka ngritur një padi kundër vejushë dhe fëmijëve të një burri palestinezë që ka vrarë 4 ushtarë hebrenj gjatë një sulmi me kamion. Izraeli kërkon kompenson prej 2 milion sikla (572,000 dollarë) për secilën viktimë. Autoritetet izraelite thonë se padia do të një taktikë kundër asaj që ata e quajnë terrorizëm.
Procedura e padisë është hapur nga Prokuroria e Rrethit në Jerusalem në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, kundër pasurisë së Fadi Al-Qanbar, i cili u qëllua për vdekje pas sulmit të tij në janar. Nga sulmi, mbetën të plagosur edhe 13 persona të tjerë.
Kjo padi, është një përpjekje për të rikuperuar shpenzimet në arkën e shtetit dhe për të dërguar një mesazh se shteti do të zgjidhë edhe llogaritë civile, transmeton ora news.
Të pandehurit janë e veja e Al-Qanbar, i cili ishte shtetas izraelit dhe katër fëmijët e tij, të moshave 1 deri 8 vjeç, shkruan izraelitja “Haaretz”.
“Duke pasur parasysh faktin se terroristi ka shkaktuar dëmin, trashëgimtarët e tij ligjorë janë ata që duhet të zhdëmtojnë shtetin për të”, thuhet në padi.
Shuma e përgjithshme e kërkuar prej 2.3 milion dollarë përfshin shpenzimet e varrimit, si dhe kompensimin e familjeve për humbjen e fitimeve të fituara nga ushtarët e vdekur.
Prokurorët i thanë “Haaretz” se padi të tjera të ngjashme janë në proces.
Ministri i Brendshëm Arye Dery premton “një epokë të re në betejën kundër terrorizmit”.
“Që tani e tutje, kushdo që planifikon ose konsideron kryerjen e një sulmi terrorist duhet ta dijë se familja e tij do të paguaj një çmim të rëndë për veprimin e tij”, tha ai në janar.
Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë ...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...