Izraeli nuk ka regjistruar asnjë vdekje të re ditore nga Covid-19 për herë të parë në 10 muaj, ndërsa vendi ec përpara me vaksinimin e shpejtë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i të vdekurve nga coronavirusi në vend mbeti i pandryshuar në 6,346 të enjten, treguan të dhënat e ministrisë së shëndetësisë.
Hera e fundit që Izraeli raportoi vdekje zero nga Covid-19 ishte në fund të qershorit të vitit të kaluar, pasi masat e bllokimit frenuan një valë të parë të infeksioneve.
Përhapja e virusit në Izrael është zvogëluar pasi arriti kulmin e saj në janar të këtij viti.
Qeveria izraelite filloi të zbusë kufizimet e bllokimit një muaj më vonë pasi vaksinat kundër Covid-19 u përhapën më gjerësisht.
Dhe Izraeli ka shkallën më të lartë të vaksinimit në botë. Të enjten, vendi arriti momentin historik prej pesë milionë vaksinimesh kundër Covid-19.
Ministria e shëndetësisë tha se më shumë se 53% e popullsisë së vendit me rreth nëntë milionë njerëz kishin marrë dy doza vaksine.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për sistemin shëndetësor dhe qytetarët izraelitë. Së bashku ne po zhdukim coronavirusin”, shkroi të premten ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein.
Javën e kaluar Eyal Leshem, një drejtor në spitalin më të madh të Izraelit, Qendra Mjekësore Sheba, tha se vendi mund të jetë afër arritjes së “imunitetit të tufës”.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...