Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha se nuk do të kenë detyrime nga asnjë marrëveshje që do të arrihet në bisedimet mbi programin bërthamor me Iranin që mbahen në Vjenë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bennett në mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të Parlamentit izraelit bëri deklarata në lidhje me axhendën e sigurisë kombëtare.
Duke u shprehur se Irani është problemi kryesor për Izraelin, Bennett tha: “Irani është koka e oktapodit që vazhdimisht kërcënon Izraelin me përfaqësuesit dhe shtrirjet e tij në të gjithë kufijtë e Izraelit”.
“Ata merren me Iranin dhe aktivitetet e Iranit ditë e natë. Tani, ne nuk po kalojmë vetëm drejt një koncepti të vazhdueshëm mbrojtjeje, por drejt një koncepti të vazhdueshëm sulmues”, deklaroi Bennett.
Duke nënvizuar se janë “absolutisht të shqetësuar” për negociatat bërthamore në Vjenë, kryeministri izraelit tha: “Izraeli nuk është palë në marrëveshje. Izraeli nuk është i detyruar nga ajo që do të shkruhet atje, nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje. Izraeli gjithmonë dhe kudo do të mbrojë lirinë e tij të pakufizuar të veprimit.”
Irani po negocion me Francën, Britaninë, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën në Vjenë të Austrisë, për të rikthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në bisedime marrin pjesë në mënyrë indirekte.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?