Ushtria izraelite tha të enjten se vrau një komandant të Hezbollahut në jug të Libanit, ndërsa urdhëroi evakuime të tjera në rajonin Beka.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Izraelit e identifikuan komandantin e vrarë si Hussein Awada.
Izraeli lëshoi urdhëra evakuimi për disa zona të Libanit, duke u kërkuar banorëve të zhvendosen prej andej për shkak të afërsisë me vendet e militantëve të Hezbollahut. Urdhrat zakonisht i paraprijnë sulmeve ajrore izraelite.
Urdhërat e fundit të evakuimit përfshinin zonat Saraaine, Tamnine dhe Safri.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se sulmet ajrore izraelite të mërkurën lanë të vrarë 16 vetë në qytetin jugor Nabatieh, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit, ndërsa më shumë se 50 njerëz të tjerë u plagosën.
Zyrtarët libanezë dënuan sulmin në këtë qytet, duke e cilësuar si një provë se fushata e Izraelit kundër grupit të armatosur të Hezbollahut tani po zhvendoset duke vënë si objektiv shtetin libanez,.
Kryeministri i përkohshëm Najib Mikati tha se Izraeli “vuri qëllimisht si objektiv të sulmeve një mbledhje të këshillit bashkiak të qytetit ku po diskutohej” mbi masat që mund të merreshin për të ndihmuar banorët e zhvendosur për shkak të fushatës izraelite.
Por ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha gjatë një vizite në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin, se Izraeli nuk do të ndërpresë sulmet ndaj Hezbollahut për të lejuar zhvillimin e bisedimeve.
Ushtria izraelite tha se sulmoi dhjetëra objektiva të Hezbollahut në zonën Nabatieh.
Koordinatorja e Posaçme e OKB-së për Libanin Jeanine Hennis-Plasschaert tha se sulmi izraelit “pason incidente të tjera që kanë patur si objektiv civilë dhe infrastrukturën civile në të gjithë Libanin”.
“Është koha që të gjitha palët e shqetësuara të ndërpresin luftimet dhe t’i hapin udhë zgjedhjeve diplomatike në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve dhe të shkohet drejt qëndrueshmërisë rajonale”, tha zonja Hennis-Plasschaert përmes një deklarate.
I pyetur nga gazetarët mbi sulmin, ambasadari izyraelit në OKB, Danny Danon tha se “ne kemi patur si objekti bazat e Hezbollahut”. Ai tha se do të shqyrtonte të dhënat lidhur me incidentin.
Të mërkurën, forcat izraelite kryen sulme ajrore në periferitë jugore të Bejrutit.
Po ashtu, Izraeli njoftoi se më shumë se 50 predha u lëshuan nga Libani të mërkurën, ndërsa Hezbollahu tha se lëshoi raketa në një zonë në Izraelin verior./voa/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...