Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç

11:18 | 24 Nëntor 2021
A. B.

Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër Covid-19 fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.

Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre, shkruan NYTimes, transmeton arbresh.info

Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore.

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt.

Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve.

Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë. /arbresh.info/

Të ngjashme