Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka nënshkruar një marrëveshje për blerjen e 25 avionëve luftarakë të gjeneratës së ardhshme, F-15, nga kompania Boeing Co.
Ajo tha se marrëveshja, e vlefshme 5.2 miliardë dollarë, është pjesë e një pakete të gjerë e ndihmës amerikane të miratuar nga administrata amerikane dhe Kongresi në fillim të këtij viti, që përfshinte edhe mundësinë për 25 avionë luftarakë shtesë.
Izraeli do të fillojë t’i pranojë F-15-shat në vitin 2031, nga 4-6 sosh në vit, sipas saj.
Avionët luftarakë do të jenë të pajisur me sisteme izraelite të armatimit.
“Këto përparësi do t’ia mundësojnë Forcës Ajrore të Izraelit ta ruajë superioritetin e vet strategjik përballë sfidave të tanishme dhe të ardhshme në Lindjen e Mesme”, tha Ministria në një komunikatë.
Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Eyal Zamir, tha në një komunikatë se Qeveria izraelite ka siguruar marrëveshje prokurimi në vlerë gati 40 miliardë dollarë prej se filloi lufta në Rripin e Gazës më 7 tetor 2023.
Për Boeing, marrëveshja për shitjen e avionëve F-15 është ujdia e dytë e madhe këtë vit. Në gusht, El AI Israel Airlines nënshkroi marrëveshje me Boeing për blerjen e rreth 31 avionëve 737, në vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë.
Ido Nehushtan, president i Boeing Israel, tha se marrëdhëniet e kompanisë me Izraelin datojnë që nga themelimi i Izraelit dhe “ne do të vazhdojmë të punojmë me qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit për dorëzimin e avionëve të avancuar luftarak, F-15, përmes kanaleve standarde të prokurimit ushtarak”./rel
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...