Lëvizja Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka njoftuar se forcat izraelite që nga fillimi i vitit 2018 e deri tani kanë vrarë 37 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës nën bllokadë, si dhe kanë shkaktuar që 13 fëmijë palestinezë të bëhen me aftësi të kufizuara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga dega palestineze e Lëvizjes Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve, thuhet se forcat izraelite kanë sulmuar drejtpërsëdrejti fëmijët palestinezë me qëllim për t’i vrarë ose për të shkaktuar dëm të përhershëm.
Në deklaratën ku nënvizohet se fëmijët palestinezë, në asnjë mënyrë nuk paraqesin kërcënim për forcat izraelite gjatë këtyre ngjarjeve, tërhiqet vëmendja në pafajësinë e vajzës së vogël 1.5 vjeçe Beyan Ebu Hamash dhe nënës së saj shtatzënë të cilët u martirizuan në bombardimet e kryera 4 ditë më parë në Rripin e Gazës nga avionët luftarakë izraelitë.
Po ashtu në deklaratë transmetohet se Izraeli që nga fillimi i vitit 2018 e deri tani ka vrarë 37 fëmijë në territoret palestineze nën okupim, si dhe në të njëjtën kohë kanë përdorur disa mënyra që shkaktojnë aftësi të kufizuara tek fëmijët palestinezë.
Disa nga 13 fëmijët që kanë qenë objekt i snaiperëve izraelitë kanë humbur plotësisht aftësitë e shikimit, ndërsa disa të tjerë duke humbur këmbët i janë nënshtruar një jete me aftësi të kufizuara.
Po ashtu në deklaratë, bëhet thirrje për hapjen e hetimeve profesionale, transparente dhe të paanshme në lidhje me ushtarët që kanë hapur zjarr në kundërshtim me ligjet universale ose ato izraelite, si dhe kërkohet që të dënohen ato ushtarë që kanë hapur zjarr me qëllim për të vrarë kryesisht fëmijët ose me qëllim për t’i lënë me aftësi të kufizuara.
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...