Militantët e Hezbollahut në Liban hodhën raketa të mërkurën në veri të Izraelit, duke u kundërpërgjigjur ndaj sulmeve ajrore izraelite që shkaktuan vdekjen e shtatë personave në Libanin jugor.
Shërbimet izraelite të emergjencës thanë se një person u vra nga një sulm me raketë në qytetin kufitar Kiryat Shmona. Ushtria izraelite tha se sulmet e saj në Liban kishin në shënjestër një objekt ushtarak dhe se ishte vrarë një anëtar i grupit militant al-Jamaa al-Islamiya, i cili kishte nxitur komplote terroriste të drejtuara ndaj Izraelit.
Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu të mërkurën se po kryente operacione tokësore përreth spitalit Shifa në veri të Gazës, si edhe sulme ajrore dhe tokësore në Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Përpjekjet për të ndalur përkohësisht luftimet nuk duket se do të japin rezultat së shpejti me gjithë miratmin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Bisedimet jo të drejtpërdrejta të negociatorëve nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari vazhduan për javë të tëra dhe megjithëse zyrtarët sinjalizuan njëfarë përparimi gjatë procesit, Izraeli dhe Hamasi nuk kanë dhënë shenja përparimi drejt një marrëveshjeje.
Një zyrtar i lartë izraelit i tha agjencisë Reuters të martën se Izraeli kishte tërhequr negociatorët e vet nga Katari pasi bidedimet për lirimin e më shumë se 100 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi, kishin arritur në “një rrugë pa krye”.
Izraeli beson se më shumë se 30 izraelitë të tjerë të kapur më 7 tetor kanë vdekur. Kjo pasoi deklarimet e kryeministrit Benjamin Netanjahu se propozimet e Hamasit ishin “kërkesa delirante”.
Zyrtarët e Hamasit thanë të hënën se u thanë negociatorëve se Hamasi nuk do të ndryshojë propozimin e tij ku përfshihet një tërheqje e plotë e Izraelit nga Gaza dhe një shkëmbim i pengjeve që mbahen në Gazë me të burgosur palestinezë në Izrael./voa
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...