Bashkia e Kudsit e lidhur me Izraelin miratoi vendimin për ndërtimin e 540 banesave të reja në njësinë e vendbanimit të paligjshëm hebre Har Homa që ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta izraelite Haaretz që ka dhënë lajmin, vuri në dukje se vendimi i bashkisë gjithashtu duhet të kalojë edhe miratimin e Komitetit të Ndërtimit dhe Planifikimit Rajonal të lidhur me ministrinë e brendshme.
Komiteti i Ndërtimit dhe Planifikimit Rajonal do të mblidhet brenda dy javëve për të diskutuar planin, thuhet në lajmin në të cilin vihet në dukje që në rast se miratohet edhe nga komiteti, atëherë ky do të jetë plani i parë e vendbanimit që do të zbatohet në periudhën e administratës së re të SHBA-së.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe zëvendësja e tij Kamala Harris, në deklaratat e tyre të bëra gjatë fushatës zgjedhore kanë thënë se për të zgjidhur konfliktin arabo-izraelit do t’i përmbahen “zgjidhjes me dy shtete” dhe se do të kundërshtonin “aneksimin” e Bregut Perëndimor, si dhe zgjerimin dhe ndërtimin e njësive të vendbanimeve hebreje.
Sipas deklaratave të bëra nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, administrata e SHBA-së nën presidencën Biden që kur ka ardhur në detyrë, i ka bërë shumë herë thirrje Izraelit që të distancohet nga praktikat e tij të njëanshme, përfshirë politikën aneksuese, politikën rrënuese dhe ndërtimin e njësive të vendbanimeve hebreje, që do të minojnë parimin e zgjidhjes me dy shtete.
Izraeli merrte mbështetje të pakushtëzuar nga ish-presidenti Donald Trump dhe administrata e tij lidhur me planin e aneksimit si dhe për punimet e zgjerimit dhe ndërtimit të vendbanimeve hebreje në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën pushtim.
Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor nën pushtim prej gjysmë shekulli
Kudsi Lindor dhe Bregu Perëndimor mbahen nën pushtim nga Izraeli që nga viti 1967 e deri më sot. Izraeli, i cili ka ndarë nga njëra-tjetra këto dy rajone me një mur që ka ndërtuar, pengon palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor që të kalojnë në Kudsin Lindor.
Në Kudsin Lindor nën pushtim ndodhen 18 njësi vendbanimesh të paligjshme hebreje. Në këto vendbanime banojnë mbi 220 mijë kolonë hebrenj.
Në ligjin ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebreje që ndodhen në territoret palestineze nën pushtim konsiderohen vendbanime të paligjshme.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...