Izraeli kërkon nga Amerika rritjen e fondeve për sistemin e tij të mbrojtjes anti-raketë me arsyen se i nevojiten për t’i bërë ballë programit iranian të raketave balistike qe po zhvillohet çdo ditë e më shumë.
Per CNN, ligjvënësit republikan thanë se po pretendojne të marrin gati dy herë më shumë sesa 155 milionë dollarët e kërkuar Kongresit nga Pentagoni, qe do te arrijë shumën afro 300 milionë dollarë shtesë mbi fondet e tanishme të mburojës raketore.
Për herë të parë Izraeli i kërkon Shteteve të Bashkuara financimin e raketës “Arrow 3”, e krijuar të godasë raketat balistike të Iranit nga ditanca të largëta, si dhe për sistemin mbrojtës të përdorur për raketat me rreze veprimi të shkurtër.
Nuk dihet sesi do reagojë Pentagoni ndaj këtij propozimi, por privatisht, thotë CNN, disa janë të gatshëm të tregojnë se me buxhetin aktual të mbrojtjes edhe kështu është në ngërç, pasi do të nevojiteshin shkurtime të mëtejshme të fondeve të Pentagonit, gjë që nuk ka fort gjasa të ndodhë.
Për mbështetjen amerikane ndaj Izraelit më së miri na tregoi këshilltarja e sigurisë kombëtare Susan Rice kur tha: “Vitin e kaluar i dhamë Tel Avivit asistencën dhe përkrahjen maksimale për këtë qëllim dhe ato ishin para të shpenzuara me vend, sepse ndikuan në forcimin e aftësive të izraelit për të mbrojtur veten në një zonë shumë të ashpër”./arbresh.info/
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...