Autoritetet izraelite liruan palestinezin Khader Adnan, i cili mbajti 58 ditë grevë urie në burgun izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyra për kujdesin e të burgosurve pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) tha se 40 vjeçari Adnan u lirua mbrëmë nga burgu izraelit.
Përfaqësuesi i Zyrës Javad Pavlus njoftoi më parë se gjykata izraelite në fund të muajit të kaluar e dënoi palestinezin me burg prej një viti dhe gjobë prej 290 dollarë.
Forcat izraelite arrestuan Khader Adnan në fund të vitit të kaluar dhe i caktuan paraburgim administrativ. I pakënaqur me shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, Adnan mbajti grevë urie për 58 ditë.
Izraeli akuzon atë për anëtarësim në organizatën palestineze Xhihadi Islamik dhe për kërcënime të pretenduara të sigurisë ndaj forcave izraelite e kanë arrestuar atë disa herë në gjashtë vitet e fundit.
Mijëra palestinezë përfundojnë në burgjet izraelite si të paraburgosur administrativ, dhe më së shpeshti ngarkohen me akuzat e supozuara se përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Izraelit.
Megjithëse zakonisht nuk mbahen procedura gjyqësore, të paraburgosurit vazhdojnë të mbahen për muaj dhe vite në paraburgim ndërsa avokatëve të tyre në përgjithësi nuk u lejohet qasje në të ashtuquajturat dëshmi sekrete.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin