Tre shtetasit e Turqisë që ishin arrestuar nga forcat izraelite në Xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem janë liruar me kusht.
Dy prej shtetasve turq , Abdullah Kızılırmak dhe Mehmet Kargılı, u akuzuan për “goditje ndaj policisë izraelite dhe rezistencës”, shkruan “Daily Sabah”, transmeton portali arbresh.info
Të dy të arrestuarit kishin arritur nga Belgjika në Jeruslaem dhe mbajnë shtetësi të dyfishtë.
I treti, Adem Koç, po përballet me akuza për “shqetësime të rendit publik”.
Sipas dëshmitarëve, policia izraelite bashkë me shtetasit e Turqisë kishte arrestuar edhe fëmijët.
Që nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e Donald Trump, vendi është duke u përballur me protesta të dhunshme./arbresh.info./
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit