Mbështetësit e Hamasit dhe “Xhihadit Islamik” do të paguajnë një çmim të lartë për veprimet e tyre, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij drejtuar qytetarëve.
Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganz shtoi se sulmi në Rripin e Gazës është “vetëm fillimi”, transmeton portal arbresh.info
“Ne jemi në mes të një beteje. Dje dhe sot, ushtria kreu një sulm mbi qindra objektiva të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Dhjetëra komandantë, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, u vranë. Ne vazhdojmë të kryejmë sulme. Ata do të paguajnë një çmim të lartë për granatimin e territorit tonë. Kjo betejë do të marrë kohë dhe durim”, tha Netanyahu.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Aviv Kohavi, njoftoi se ai është i gatshëm të zgjerojë operacionet në Rripin e Gazës, nëse është e nevojshme.
“Ne do të vazhdojmë të kryejmë sulme dhe nuk do të lëmë një tunel të vetëm të paprekur (të cilin ekstremistët palestinezë e përdorin për të sulmuar Izraelin)”, tha Kohavi.
Përplasja midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit arriti kulmin sonte me sulmet me raketa në kryeqytetin izraelit Tel Aviv, i cili përmbushi kërcënimet e Hamasit./arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe