Izraeli kundërshtoi të premten akuzat e ngritura nga Afrika e Jugut në Gjykatën e Lartë të OKB-së se po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. Ai i cilësoi akuzat si të rreme dhe të shtrembëruara.
Duke argumentuar se po vepronte për të mbrojtur veten dhe po luftonte Hamasin, jo popullsinë palestineze, Izraeli i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) që ta hedhë poshtë çështjen si të pabazë dhe të refuzojë kërkesën e Afrikës së Jugut për ta urdhëruar atë të ndalojë ofensivën.
“Ky nuk është gjenocid,” tha avokati Malcolm Shaw. Afrika e Jugut i tha gjykatës të enjten se ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesën më të madhe të enklavës dhe ka vrarë rreth 24,000 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, synonte të çonte në “shkatërrimin e popullsisë” të Gazës.
Izraeli i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se respektonte ligjin ndërkombëtar dhe kishte të drejtë të mbrohej. Izraeli nisi luftën në Gaza pas një sulmit më 7 tetor nga militantët e Hamasit, i cili është betuar për shkatërrimin e Izraelit. Zyrtarët izraelitë thanë se 1200 njerëz u vranë, kryesisht civilë, dhe 240 u morën peng.
“Vuajtjet e tmerrshme të civilëve, si izraelitë dhe palestinezë, janë para së gjithash rezultat i strategjisë së Hamasit,” tha në gjykatë këshilltari ligjor i ministrisë së jashtme izraelite, Tal Becker.
“Nëse ka pasur akte gjenocidi, ato janë kryer kundër Izraelit,” tha Becker. “Hamasi kërkon gjenocid kundër Izraelit”.
Ekipi mbrojtës argumentoi se Izraeli po bënte gjithçka që mundej për të lehtësuar vuajtjet humanitare në Gaza, duke përfshirë përpjekjet për të nxitur palestinezët të evakuoheshin.
Gjykata pritet të vendosë në fund të muajit për masat e mundshme emergjente, duke përfshirë kërkesën e Afrikës së Jugut që të urdhërojë Izraelin të ndalojë ofensivën e tij./abcnews.al
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...