Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ritheksuar vendosmërinë për të filluar ofensivën në Rafah. Partnerëve ndërkombëtarë, Netanyahu u kujtoi masakrën e 7 tetorit të kryer nga Hamasi dhe gjithashtu u zotua të zhdukte organizatën ekstremiste, përgjithmonë.
“Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 tetorin, masakrën më të rëndë kundër hebrenjve pas Holokaustit”, tha Netanyahu.
“A jeni të gatshëm t’ia mohoni kaq shpejt Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur kundër përbindëshave si Hamasi?” shtoi ai.
“E ritheksoj: Ne do të operojmë në Rafah. Kjo do të zgjasë disa javë dhe do të ndodhë”, tha Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të qeverisë. Hamasi kërkon armëpushim të përhershëm në Gaza, gjë që është kundërshtuar nga Qeveria e Netanyahut, e cila ngul këmbë se, së pari duhet ta përmbushë synimin për ta “çrrënjosur Hamasin”./A2CNN
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...