Ushtarët izraelitë kanë kthyer eshtrat e një adoleshenti palestinez, i cili u vra në muajin tetor në Bregun Perëndimor, por familjarët pohuan se ishte trupi i dikujt tjetër.
Ngatërrimi i trupave të pajetë, të cilën ushtria e quajti një “gabim fatkeq”, grupet e drejtave të njeriut thonë se përbën një dënim kolektiv të familjeve të viktimave, shkruan aljazeera transmeton arbresh.info
Izraeli kishte planifikuar të kthente trupat të dy palestinezëve – Isra Khazimia dhe Amjad Abu Sultan. Por kur ata dorëzuan eshtrat e Abu Sulltanit, familja njoftoi ushtarët se e kishin gabuar trupin e pajetë.
“Trupi ishte identifikuar gabimisht. Ky gabim fatkeq po shqyrtohet nga autoritetet përkatëse”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite. Ata kërkuan falje për gabimin gjersa premtuan se mbetjet e sakta do tu kthehen familjes.
Ndryshe, Khazimia thuhet se kishte probleme me shëndetin mendor ndërsa Abu Sultan ishte i mitur në kohën kur u vranë. /arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...