Ushtria izraelite kreu bombardime të reja mëngjesin e së shtunës kundër atyre që i cilësoi si shënjestra të Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në lindje të Luginës Beka të Libanit.
Një ditë më herët, ushtria izraelite e bombardoi një rrethinë të Bejrutit në përpjekje për t’i vrarë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, dhe figura të tjera të larta të këtij grupi.
Mediat izraelite raportuan të shtunën në mëngjes se vajza e Nasrallahut, Zainab Nasrallah, është vrarë. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar këtë lajm. Djali i Nasrallahut, Hadi, u vra gjatë luftimeve kundër trupave izraelite më 1997.
Ushtria izraelite tha se sulmi i së premtes u krye vetëm ndaj “selisë qendrore” të Hezbollahut, pa e përmendur emrin e Nasrallahut. Një zyrtar i lartë izraelit tha për media se në shënjestër të sulmit ishin komandantët e Hezbollahut.
“Është shumë herët të thuhet… nganjëherë ata fshehin faktet kur ne kemi sukses”, tha zyrtari izraelit kur u pyet nëse është vrarë Nasrallahu.
Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Norman Roule, analist nga Instituti Kombëtar i Sigurisë me bazë në Uashington, tha se Izraeli e ka dobësuar Hezbollahun aq shumë saqë Qeveria libaneze mund ta shuajë këtë grup.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë zhdukur një brez të tërë të udhëheqësve të Hezbollahut, të cilët marrin me vete një përvojë të madhe kolektive që është e pazëvendësueshme. Në një botë ideale, Qeveria libaneze do ta përdorte këtë moment për të forcuar autoritetin e saj dhe për të larguar nga Libani këtë grup të armatosur. Megjithatë, është ende herët për të thënë nëse kjo do të ndodhë”, tha Roule për Radion Evropa e Lirë.
Nëse konfirmohet, vdekja e Nasrallahut do të ishte një turpërim i madh për udhëheqësinë e Iranit, tha për për REAL analisti me bazë në Berlin, Ali Fathollah-nejad.
Pak pas mesnate, ushtria izraelite tha ka nisur sulme të reja mbi tre ndërtesa të tjera në jug të Bejrutit, duke pretenduar se Hezbollahu kishte fshehur armë në ato vende, pasi kishte paralajmëruar banorët që të evakuoheshin prej tyre. Ajo gjithashtu raportoi sulme në qytetin antik të Tirit mëngjesin e së shtunës.
Hezbollahu mohoi se kishte armë të ruajtura në vendet e goditura nga Izraeli, kryesisht në periferi të Hadath dhe Laylaki në Bejrut. Izraeli gjithashtu tha se avionët e tij luftarakë po patrullonin pranë aeroportit të Bejrutit dhe këmbënguli se nuk do të lejonte që Irani të transferonte armë te Hezbollah.
I udhëhequr nga Nasrallahu, Hezbollahu ka zhvilluar lidhje të ngushta me grupet e tjera tw mbështetura nga Irani, duke ndihmuar në trajnimin dhe armatosjen e luftëtarëve të tyre.
Televizioni Al-Manar, i drejtuar nga Hezbollahu, raportoi se të paktën katër ndërtesa u shkatërruan gjatë sulmeve dhe se pati viktima të shumta. Ministria e Shëndetësisë Libaneze tha se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 90 u plagosën.
Më herët, më 27 shtator, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se sulmet kundër Hezbollahut nuk do të ndalen.
Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu i dha një paralajmërim të ashpër armikut të tij të vjetër, Iranit, duke thënë se “nuk ka vend në Iran ku Izraeli nuk mund të arrijë”, nëse republika islamike vazhdon të përpiqet ta sulmojë Izraelin.
Ai gjithashtu tha se “do të vazhdojmë të dobësojmë Hezbollahun deri sa të përmbushim të gjitha objektivat tona”./rel
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...