Avionët ushtarakë izraelitë kryen sot sulme ajrore në Rripin e Gazës, me objektiv pozicionet e grupit militant Xhihadi Islamik.
Sulmet ndodhën disa orë pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se militantët në Gaza hodhën të paktën 25 mortaja në drejtim të Izraelit jugor.
Në deklaratën izraelite thuhej se shumica e predhave u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes raketore. Disa prej tyre ranë në zona të hapura. Nuk ka patur njoftime për dëmtime.
Gjatë dy muajve të fundit tensionet përgjatë kufirit kanë qenë të larta. Palestinezët protestojnë duke bërë thirrje që t’u garantohet e drejta për t’u kthyer në tokën nga e cila u larguan me forcë gjatë periudhës së krijimit të shtetit të Izraelit në 1948.
Ata protestojnë gjithashtu kundër bllokadës që është në fuqi ndaj Gazës prej më shumë se një dekade si dhe ndaj zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Që nga fundi i muajit mars forcat izraelite kanë vrarë të paktën 115 palestinezë, duke nxitur kritika për përdorim të tepruar force. Izraeli ka fajësuar grupin militant të Hamasit për nxitje të dhunës dhe thotë se ka vepruar për të mbrojtur kufirin./bw/
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...