Ushtria izraelite tha të mërkurën se avionët dhe helikopterët e saj luftarakë kryen sulme të reja ajrore gjatë natës kundër pozicioneve të Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa sistemi i mbrojtjes nga raketat ka diktuar dhe shkatërruar predhat që kishin si objektiv goditjen e zonave izraelite pranë kufirit me enklavat palestineze.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se sulmet ajrore kishin në shënjestër objektet e prodhimit të raketave dhe municioneve, si dhe baza ushtarake dhe ato të trajnimit.
Të dyja palët shkëmbyen të shtëna me mortaja dhe sulme ajrore të martën, në shpërthimin më të madh të dhunës që nga lufta 50-ditore e vitit 2014.
“Bregu Perëndimor, Jeruzalemi dhe veçanërisht Rripi i Gazës ka kaluar ditë të vështira. Forcat pushtuese izraelite filluan sot një agresion të ashpër në Rripin e Gazës me raketa dhe avionë. Kjo tregon se pushtuesi nuk dëshiron paqe, ndërsa ne kërkojmë paqe”, tha Mahmoud Abbas, President i palestinezëve.
Forcat izraelite kanë vrarë të paktën 115 palestinezë që nga fundi i marsit, duke tërhequr kritika për përdorimin e forcës. Izraeli ka fajësuar grupin militant Hamas për nxitje të dhunës dhe thotë se ka vepruar për të mbrojtur kufirin.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar sulmet e fundit ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës. Këshilli i Sigurimit pritet të mblidhet sot (të mërkuren) për të diskutuar gjendjen e tensionuar në rajon.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave