Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, njoftoi ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Asnjë viktimë nuk u raportua pas sulmit, sipas reporterit të AA.
Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se goditi objektivat që i përkisnin grupit palestinez të rezistencës Hamas, duke përfshirë një objekt trajnimi, një raketë antiajrore dhe një fabrikë të prodhimit të betonit në Gaza.
Sulmet u ndërmorën pasi një raketë u lançua nga Gaza, sipas ushtrisë izraelite.
Autoritetet e Gazës ende nuk kanë dhënë deklarata për sulmet ajrore.
Rripi i Gazës me popullsi të dendur ka qenë nën një bllokadë egjiptiano-izraelite që nga viti 2007, kur Hamasi mori drejtimin e Gazës.
Bllokada ka vështirësuar kushtet e jetesës në enklavën bregdetare.
Më shumë se 2.160 palestinezë u vranë, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 11.000 u plagosën në sulmet e Izraelit kundër Rripit të Gazës në vitin 2014.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...