Izraeli kreu sulme ajrore në qytetin Rafah këtë të hënë, duke lënë të vrarë të paktën 67 persona sipas ministrisë së Shëndetësisë në Rripit e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi.
Në Rafah janë strehuar 1.4 milionë palestinezë të cilë janë zhvendosur aty t’u shpëtuar luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në pjesët e tjera të territorit.
Banorët thanë se sulmet izraelite goditën disa shtëpi dhe xhami.
Ushtria izraelite tha se goditi “objektivat terroriste” në një pjesë të Rafahut dhe se sulmet përkonin me një mision gjatë të cilit u shpëtuan dy pengje izraelite që mbaheshin nga militantët e Hamasit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi operacionin, duke thënë se Izraeli “nuk do të humbasë asnjë mundësi” për të kthyer pranë familjes personat që janë marrë peng.
Javën e shkuar ai i kërkoi ushtrisë izraelite të përgatiste një plan për evakuimin e banorëve në Rafah duke njoftuar synimet për një ofensivë kundër militantëve të Hamasit në këtë qytet.
Një sulm i mundshëm i Izraelit ndaj Rafahut ka nxitur shqetësim ndërkombëtar.
Gjatë një bisede telefonike të dielën, Presidenti Joe Biden i tha kryeministrit Netanjyahu se Izraeli nuk duhet të kryejë asnjë operacion ushtarak në Rafah pa “një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm” për mbrojtjen e civilëve.
Ndërkohë, këtë të hënë, Presidenti Joe Biden do të presë në Uashington Mbretin Abdullah të Jordanisë ku pritet që dy udhëheqësit të diskutojnë mbi shqetësimet për ofensivën e Izraelit në Rafah dhe përpjekjet për lirimin e pengjeve në Gazë.
Ky është takimi i parë mes dy aleatëve qëkurse tre trupa amerikane mbetën të vrarë muajin e kaluar gjatë një sulmi me dronë ndaj një baze amerikane në Jordani. Presidenti Biden bëri përgjegjës grupet e mbështetura nga Irani për ngjarjen.
Takimi me Mbretin Abdullah II vjen ndërsa Presidenti Biden dhe ekipi i tij po bëjnë përpjekje për të ndërmjetësuar një tjetër armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në mënyrë që të bëhet e mundur dërgimi i ndihmave humanitare në rajon dhe lirimi i pengjeve.
Shtëpia e Bardhë përballet me kritika në rritje nga arabo-amerikanët për mbështetjen e vazhdueshme të administratës amerikane për Izraelin përballë viktimave në rritje në Gazë./Arbresh.info/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...