Avionët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore ndaj dy pozicioneve që i përkasin Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Gaza.
Avionët luftarakë goditën dy pozicione të Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam prej të cilave njëra në jug të Gazës dhe tjetra në veri.
Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e ushtrisë izraelite, thuhet se avionët luftarakë sulmuan një punishte armësh dhe një pozicion për lëshimin e raketave që i përkisnin Hamasit.
Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se sulmi ajror është kryer në kundërpërgjigje të “balonave të zjarrit” që janë lëshuar nga Gaza në anën e Izraelit.
Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje jete në sulm.
Avionët izraelitë edhe më 2 korrik goditën një pikë të Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam./AA/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja