Izraeli kryen sulme ajrore brenda Sirisë

11:06 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Ushtria izraelite thotë se artileria ajrore e saj ka kryer disa sulm brenda Sirisë gjatë natës, duke bërë që Siria të hakmerret me raketa tokë-ajër, njëra prej të cilave është përgjuar.

Ky është një nga incidentet më serioze mes dy shteteve, të cilat teknikisht janë në luftë, që kur lufta civile shpërtheu në mars të vitit 2011 në Siri, transmeton portali arbresh.info.

Në përgjigje të sulmeve të së enjtes, qeveria siriane dërgoi sisteme të mbrojtjes ajrore dhe ka hedhur një numër raketash drejt avionëve izraelitë, raporton Haaretz.

Asnjëra nga raketat nuk kanë goditur avionët, edhe pse një prej predhave u përgjua nga sistemi ajror Arrow në veri të Jerusalemit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme