Izraeli kreu disa sulme në periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës të cilat ishin më të rëndat që nga fillimi i sulmeve.
Sulmet masive të njëpasnjëshme goditën periferitë jugore të Bejrutit herët të dielën, sipas dëshmitarëve okularë, duke dridhur dhe ndriquar të gjithë kryeqytetin libanez.
Izraeli tha se forcat e tij ajrore kishin “kryer një sërë sulmesh me shënjestër në një numër të objekteve të ruajtjes së armëve dhe vendndodhjeve të infrastrukturës që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zonën e Bejrutit”.
Ushtria izraelite tha se para sulmit, ndërmori hapa “për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, ndërsa mbrëmë tha se kishte vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut në operacionin e saj tokësor në Libanin jugor.
Ndërkohë ushtria Izraelite thotë se 30 raketa të lëshuara nga Hezbollahu gjatë natës ranë në zonat kryesisht të evakuuar të Izraelit verior.
Për ditë të tëra Izraeli ka bombarduar periferitë e Bejrutit të konsideruara si bastione për grupin e armatosur të mbështetur nga Irani, duke vrarë liderin e tij Sayyed Hassan Nasrallah dhe ndoshta pasardhësin e tij të mundshëm.
Ndërsa një burim libanez i sigurisë të shtunën ka thënë se Hashem Safieddine, pasardhësi i mundshëm Nasrallahut, kishte qenë jashtë kontaktit që nga e premtja, pas një sulmi ajror izraelit pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit që u raportua se e kishte shënjstruar atë.
Burimet libaneze të sigurisë thanë se sulmet izraelite që nga e premtja në Dahiyeh, një zonë banimi dhe bastion i Hezbollahut në jug të Bejrutit qendror, i kaa penguar punonjësit e shpëtimit të kontrollojnë vendin e sulmit të së enjtes mbrëma, ndërsa Hezbollahu nuk ka komentuar për Safieddinin.
Humbja e tij do të ishte një goditje tjetër për grupin dhe mbrojtësin e tij, Iranin. Sulmet izraelite në të gjithë rajonin vitin e kaluar, të përshpejtuara ndjeshëm në javët e fundit, kanë shkatërruar udhëheqjen e Hezbollahut.
Izraeli ka zgjeruar veprimet e tij në Liban ku të shtunën, bëri sulmin e parë në qytetin verior të Tripolit, sipas zyrtarëve libanez i sigurisë, që kur trupat izraelite filluan inkursionet në jug.
Kurse në agimin e së dielës Izraeli bombardoi një xhami që strehonte persona të zhvendosur në Deir al-Balah, në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 24 dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Në deklaratën e vet, ushtria izraelite tha se kreu “sulme të sakta ndaj terroristëve të Hamasit” të cilët vepronin brenda qendrave komanduese dhe kontrolluese të ngulitura në shkollën Ibn Rushd dhe xhaminë Shuhada al-Aksa në zonën e Deir al-Balah./rtk
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?