Izraeli konfirmon projektin pilot për dërgimin e ndihmave nga toka në veri të Gazës

08:42 | 13 Mars 2024
K.B

Ushtria izraelite ka thënë se një kolonë me gjashtë kamionë që transportonte ndihma nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka hyrë në Gazën veriore si pjesë e një projekti “pilot”.

Kamionët “hynë në Rripin verior të Gazës përmes portës ’96’ në gardhin e sigurisë” të martën. Kjo ishte bërë si “pjesë e një piloti për të parandaluar Hamasin nga marrja e ndihmës”.

WFP deklaroi më herët se kishte shpërndarë ushqim për 25,000 njerëz në qytetin e Gazës, ndërsa një zyrtar i OKB-së i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kolona përdorte një rrugë ushtarake izraelite pranë gardhit të Gazës.

Lëvizja vjen pasi kritikat globale ndaj Izraelit rriten për kushtet e ngjashme me zinë e bukës në Gazën veriore, të cilës pothuajse i është ndërprerë ndihma që nga fundi i tetorit./abcnews.al

Të ngjashme