Izraeli ka sulmuar militantët shiitë myslimanë të mbështetur nga Irani në Siri, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanjahu, duke lënë të kuptohet si veprime që potencialisht ndihmuan për të frenuar një eksod të refugjatëve sirianë sunitë në Evropë.
Zyrtarët izraelitë kanë zbuluar më parë dhjetëra sulme ajrore brenda Sirisë për të parandaluar transferimet e armëve të dyshuara për guerilët shiitë të Hezbollahut të Libanit ose për vendosjet ushtarake iraniane, transmeton portali arbresh.info.
Por ata kanë dhënë rrallë detaje mbi operacionet, ose kanë përshkruar milicitë jo-libaneze që ishin në shënjestër.
Netanjahu akuzoi Iranin, i cili po ndihmon Damaskun të shtypë një rebelim shtatëvjeçar, se ka sjellë 80,000 luftëtarë shiitë nga vende si Pakistani dhe Afganistani për të sulmuar Izraelin dhe për të “kthyer” shumicën sunite të Sirisë.
Mirëpo kryeministri izraelit nuk ka dhënë detaje në lidhje me këto bombardime.
Rreth gjysma e 22 milionë popullsisë së Sirisë para luftës është zhvendosur nga luftimet, me qindra e mijëra refugjatë që vijnë në Evropë.
Popullsia e Sirisë është kryesisht myslimane sunite. Presidenti Bashar al-Assad është nga pakica fetare alavite, shpesh e konsideruar si një degë e Islamit shiit./Arbresh.info/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...