Një linjë e gjatë e trafikut ishte duke e dëmtuar rrugën e saj të fundit me tela me gjemba dhe blloqe betoni në nxehtësinë verore të kryeqytetit libanez, Bejrutit.
Mijëra njerëz përdorën një armëpushim një ditor në luftë mes Izraelit dhe Libanit në vitin 1982 për të kaluar pikat e kontrollit që ndajnë lindjen dhe perëndimin.
Mes tyre ishte edhe një redakator, Uri Avnery, i cili kishte udhëzime për të paraqitur veten në pikën e kontrollit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) pranë muzeut të Beirut.
Ky gazetar ishte gati të bëhej izraeliti i parë që zyrtarisht do të takohej me Yasser Arafatin.
Ai kujton rrugën e tij për t’u përballur me armikun “pak të rrezikshëm”, sikurse e quan ai, pasi u ka në një Mercedes të blinduar përpara se të arrinte në shtëpinë e Arafatit.
“Ne kemi folur për paqen natyrisht, paqen mes Izraelit dhe Palestinës”.
Por, historia e takimit me Arafatin nuk përfundoi vetëm me një publikim në revistë.
Më shumë se tre dekada më vonë e tëra morri një kthesë të re, një pohim se komandot izraelitë u përpoqën të gjurmonin bashkëudhëtarin e tyre në takimin me Arafatin dhe ata ishin përgatitur edhe ta qëllonin atë.
Gazetari izraelit Ronen Bergman shkroi për një seri përpjekjesh të dyshuara për të vrarë Yasser Arafatin.
Bergman intervistoi qindra protagonistë në një zonë që ngjall polemikë të thella dhe tema e së cilës mbetet kryesisht në Izrael. Ai thotë se ai ishte akuzuar për “spiunazh të rënduar” nga një shef ushtarak për shkak të hulumtimit të tij.
Gjatë rrethimit në Bejrut në vitin 1982, Bergman shkroi se njësia e komandes elite e koduar me emrin Salt Fish ishte ngritur për të vrarë Arafatin.
Bergman shkruan se një anëtarë i ekipit kishte shpërthyer duke thënë se “a ishte e drejtë që të rrezikohej dhe ndoshta të vriteshin edhe qytetarë izraelitë”.
Përgjigjja që iu dha atij ishte se “tani ishte koha”.
Por ai pretendon se kjo ekipe humbi gjurmët e tyre në rrugicat e Bejrutit.
Uri Avnery kujton mirë takimin me Arafatin sepse ai “botoi çdo fjalë”.
Ai tani është 94 vjeç dhe për gazetarin e BBC-së flet nga Tel Aviv.
Intevista e tij në Bejrut shkaktoi zemërim mes shumë izraelitëve në vitin 1982 dhe qeveria atë kohë kishte urdhëruar një hetim, kujton ai.
“Prokurori i Përgjithshëm vendosi se nuk kisha thyer asnjë ligj, sepse në atë kohë nuk ishte kundër ligjit që të takoje Arafatin”, thotë ai.
Por, çfarë mund të thuhej për atë se takimi i tij me Arafatin mund t’i kushtonte jetën atij?
“Kam disa ndryshime për këtë”, thotë ai, duke spjeguar se ai e bëri thirrjen telefonike për të rregulluar takimin 24 orë para se të ndodhte.
“Por…nëse ata ishin shumë efikas, ata mund të kishin dëgjuar dhe më kapën në pikën ku unë kalova vijën e frontit dhe u përpoqa të ndiqja makinën”, shton ai.
Kreu i ekipit “Salt Fish” ishte Uzi Dayan, i cili vazhdoi të ishte zv.komandant i ushtrisë izraelite.
Ai ka deklaruar se ekipi i tij kishte zhvilluar mes tetë dhe 10 përpjekjesh për të vrarë Arafatin./BBC/Përktheu: arbresh.info/
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...