Google ADS

Izraeli ia ndalon australianit largimin për 8.000 vjet

08:41 | 29 Dhjetor 2021
V. S.

Një shtetas australian, që jeton në Izrael, ka thënë se i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit për 8.000 vjet, nëse nuk paguan 1.8 milion funte si pagesa për fëmijët e tij.

Noam Huppert, kimisti 44-vjeçar që punon për një kompani farmaceutike, nuk i lejohet që të largohet nga Izraeli deri më 31 dhjetor 9999 sipas një urdhi për ndalimin e largimit të lëshuar nga një gjykatë familjare, pas rastit të paraqitur nga ish-bashkëshortja e tij.

Gjykata vendosi që Huppert duhet të paguajë nga 5.000 shekelë (1.200 funte) në muaj për secilin nga fëmijët e tij derisa t’i mbushin nga 18 vjet. Duket se viti 9999 është vendosur në mënyrë arbitrare, sepse është data më e largët e mundshme që mundësohet nga sistemi elektronik.

Ish-bashkëshortja e tij, shtetase izraelite, ishte kthyer në Izrael në vitin 2011, kur fëmijët e tyre ishin tremuajsh e 5 vjeç. Ai më pas kishte shkuar në Izrael më 2012 dhe thotë se nuk ka mundur të largohet nga ky shtet për asnjë arsye, përfshirë punën, që tetë vjet që nga vendimi i gjykatës, shkruan The Guardian.

“Nga viti 2013, unë jam i ngujuar në Izrael”, i tha Huppert një faqeje australiane të lajmeve, duke shtuar se ai është njëri nga shtetasit e huaj “të përndjekur nga sistemi izraelit i drejtësisë vetëm pse janë të martuar me gra izraelite” dhe se po flet për t’i ndihmuar të tjerët që mund të pësojnë nga kjo përvojë.

Në një këshillë për udhëtime drejt Izraelit, Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka përfshirë një paralajmërim për qytetarët se gjykatat civile e fetare të Izraelit “aktivisht e ushtrojnë autoritetin e tyre që t’ua ndalojnë individëve të caktuar, përfshirë ata që nuk janë banorë, largimin nga vendi derisa të zgjidhen borxhet ose pretendimet tjera ligjore kundër tyre”./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme