Ushtria izraelite u ka thënë të gjithë banorëve të qytetit të Gazës që të evakuohen nga jugu në Rripin qendror të Gazës, mes operacioneve të intensifikuara në veri.
Fletëpalosjet e lëshuara nga avioni udhëzojnë “të gjithë në qytetin e Gazës” të largohen nga ajo që përshkruhet si “zonë e rrezikshme luftarake” përmes rrugëve të sigurta të përcaktuara – të shënuara si dy rrugë që të çojnë në strehimore në Deir al-Balah dhe al-Zawaida, shkruan BBC transmeton Arbresh.info.
OKB-ja ka thënë se është thellësisht e shqetësuar për urdhrat e evakuimit që janë dhënë. Është hera e dytë që nga fillimi i luftës që qytetit të Gazës në tërësi i kërkohet të evakuohet.
Gjatë dy javëve të fundit, forcat izraelite kanë rihyrë në disa rrethe ku ushtria beson se Hamasi dhe luftëtarët e Xhihadit Islamik Palestinez janë rigrupuar që nga fillimi i vitit.
Hamasi ka thënë se aktiviteti i ri i Izraelit në qytet po kërcënon të prishë negociatat për një armëpushim të mundshëm dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve, e cila rifilloi të mërkurën në Katar. Në bisedime marrin pjesë shefat e inteligjencës së Egjiptit, SHBA-së dhe Izraelit, si dhe kryeministri i Katarit.
Vlerësohet se ka më shumë se një çerek milion njerëz që jetojnë ende në qytetin e Gazës./Arbresh.info
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje