Avionët luftarakë të Izraelit goditën një pikë vëzhgimi që i përkiste brigadës ‘Izz ad-Din al-Qassam’ krahut të armatosur të lëvizjes Hamas në veri të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë thuhet se nuk ka patur humbje të jetëve në sulmin që avionët izraelitë kryen me 5 raketa në pikën e brigadës Izz ad-Din al-Qassam.
Një sulm i ngjashëm është kryer edhe më parë ndaj në pike vëzhgimi që i përkiste Hamasit.
Në një deklaratë më parë nga ushtria izraelite thuhej se nga Rripi i Gazës ishte kryer një sulm me raketa ndaj një njësie vendbanimi të Izraelit.
Ndërkohë bëhet e ditur se raketat e pretenduara që janë lëshuar në rajonet jolegjitime të Izraelit, kanë rënë në zona të pabanuara dhe se për raketat e pretenduara të lëshuara nga Gaza, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
Vendoset gurthemeli i objektit të Komunës së Shtimes, invest...
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit