Qeveria e Izraelit është pajtuar për largimin e masave një mujore kundër koronavirusit, pas rënies së numrit të të infektuarve.
Nga dita e diele, izraelitët mund të udhëtojnë më larg se 1km nga shtëpitë e tyre për udhëtime jo esenciale, fëmijët mund të kthehen në çerdhe dhe parashkollor, restaurantet do të hapen por vetëm me shërbimin “Take aëay”.
Qytetarët mund të vizitojnë plazhet dhe parqet, transmeton arbresh.info
Izolimi i dytë ka filluar më 18 shtator, pas rritjes së numrit të rasteve dhe të viktimave.
Në fillim të shtatorit numri i rasteve të konfirmuara ishte afro 9,000 raste ditore, kurse momentalisht numri i rasteve ditore është nën 2,000, shkruan BBC./arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...