Google ADS

Izraeli: Është rrëzuar një raketë spiunimi e Sirisë e prodhimit rus

23:24 | 11 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ushtria e Izraelit sot e ka shkrepur një raketë të tipit Patriot, për ta rrëzuar një raketë të spiunimit të prodhimit rus, mbi Rrafshnaltën e Golanit, tha armata izraelite. 

“Është e qartë se ishte e prodhimit rus dhe i takonte regjimit të Sirisë”, tha zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.

Raportohet se ushtria e Izraelit nuk ka dhënë ndonjë dëshmi të menjëhershme se raketa ishte e prodhimit rus ose se i takonte Sirisë.

Sistemi raketor tokë-ajër, Patriot, është i prodhimit të Shteteve të Bashkuara.

Izraeli e ka marrë kontrollin e Rrafshnaltës së Golanit në luftën e vitit 1967. Siria kërkon kthimin e saj.

Gjatë luftës civile në Siri, një numër i raketave ka rënë në hapësirat e kontrolluara nga Izraeli.

Në përgjigje, Izraeli ka lansuar sulme raketore brenda territorit të Sirisë./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme