Google ADS

Izraeli drejt zgjedhjeve të treta brenda një viti

22:07 | 20 Nëntor 2019
Arbresh.info

Izraeli është në rrugë drejt zgjedhjeve të treta brenda 12 muajve, tha lideri i partisë së djathtë Yisrael Beytenu, Avigdor Lieberman, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media, Lieberman fajësoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe liderin e aleancës Blu e Bardhë Benny Gantz për dështimin në formimin e një qeverie të bashkuar.

Gantz ka afat deri në mesnatën e së mërkurës të formojë një koalicion qeveritar para se mandati të kthehet mbrapsht te presidenti izraelit Reuven Rivlin. Megjithatë, pa Lieberman, duket praktikisht e pamundur që Gantz ta arrijë këtë.

Benny Gantz (L) po kërkon të parandalojë Benjamin Netanyahu (R) duke fituar një mandat të pestë në detyrë

Lieberman shtoi se ai nuk do të bashkohet me asnjë qeveri të mbështetur nga partitë arabe qoftë në mënyrë direkte apo indirekte.

Në rast se Gantz nuk formon një qeveri, parlamenti izraelit do të ketë afat prej 21 ditësh për të gjetur një person që mund ta formojë atë me mbështetjen e 61 deputetëve.

Izraeli këtë vit ka përjetuar dy zgjedhje parlamentare të mbajtura në prill dhe shtator, ku dy partitë më të mëdha, Likud dhe Blu e Bardhë, nuk arritën të formojnë një qeveri koalicioni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme